Fazliu nuk do të jetë më deputet i PDSH-së

ë përfaqësosh në Kuvend shqiptarët , për dy mandate radhazi, të përfaqësosh 70 mijë njerëz që si ideal të vetmin të tyre kanë lirinë, të prezentosh edhe mijra të tjerë që thellë në ndërgjegje dhe heshturazi në shpirt pajtohen se u mungon liria, kjo ka qenë një përgjegjësi dhe barrë e rëndë, por në të njejtën kohë nder dhe krenari.
Ju faleminderit çdo anëtari,aktivisti dhe votuesi të PDSH-së. Faleminderit Kryetarit , z. Menduh Thaçi për besimin e parezervë. Faleminderit kolegëve për bashkëpunimin e shkëlqyer. Faleminderit familjes, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre me të cilët bashkëpunuam.

I kërkoj falje publike çdo anëtari të PDSH-së, nëse ndonjëherë ju kam zhgënjyer.

Rruga ime vazhdon edhe më fuqishëm në PDSH. Tani jo më si deputet , por si kryetar I shtabit të PDSH-së për Njësinë Zgjedhore numër 1.

Nuk ka gjë më të shenjtë se të angazhohesh në rrugën që sjell lirinë dhe mirëqënien për popullin dhe familjet tona.
Ftoj të gjithë shqiptarët t’i bashkangjiten PDSH-së, platforma e së cilës garanton liri, drejtësi dhe barazi për të gjithë shqiptarët.

Luftojmë për të gjithë ne, mbi të gjitha , luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu