Femrat janë heroina, i’a kemi borxh jetën!

Sot është një festë e madhe e feston gjithë bota, në disa vende festohet e në disa vende ka protesta, tubime kërkojnë më shumë të drejta për femrat. Në disa vende, si Armenia, Kina, Kuba, Rusia, Ukraina dhe Zambia, është festë zyrtare, ku burrat për nder dhe respekt i’u dhurojnë dhurata, lule etj. 8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare.

Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada. Në vendin tonë festohet, është një ditë që mbart respekt,dashuri, mirësi të pafund, për ata që na dhanë jetë nga jeta e tyre , për ata që na dhanë frymë nga fryma e tyre, për ato zonja që bënë natën ditë. Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar. Për ato që gjenden pranë sado larg që të jemi ,sa herë zemrat tona dëshperohen,sa herë shpirtrat tanë rënkojnë, sa herë që ndjejmë ankth,tmerr ato me zemër janë pranë nesh edhe nëse fizikisht jo por shpirtërisht janë pranë nesh. Për ata krijesa që na dha Zoti,janë të mbushura me shumë dashuri,dhe me shumë mirësi. Sikur femrat t’i kujtojmë çdo ditë , jo vetëm sot, jo vetëm një herë në vit me një lule.

Femrat paragjykohen ekzistojnë një numër i madh paragjykimesh për to: ‘’Femrat janë shumë dinake dhe në momente nervoze të shfaqin djallin brenda tyre. Kur janë në disponim të gjithë përreth i bëjnë të lumtur kurse kur nuk janë në disponim të mirë ata bëjnë që të gjithë të ndihen keq’’. ‘’Qenie të ndjeshme, ndonjëherë të diskriminuara nga shoqëria, megjithatë gjithmonë shumë të forta’’, ‘’Vajzat dhe gratë nuk mund ti bëjnë punët që bëjnë burrat’’.’’Femra është vetëm për dekor’’. ’’Femra si një aktor i rëndësishëm në shoqëri historikisht ka pasur rol të ndryshëm në evaluimin e jetës. Mirëpo, të jesh femër do të thotë shumë. Por shumë pak dijnë ta vlerësojnë atë! E konsiderojnë si qenie të dobët, që mund ta ndrydhësh e thyesh lehtë. Para saj venë bllokadën e rëndomte e të pashmangshme “Hesht”. Po ku vallë gjejnë guximin për ta trajtuar atë në këtë mënyrë?! Femra gjegjësisht gruaja si një forcë e madhe lëvizëse në shoqërinë tonë, më parë ajo shikohej apo vlerësohej në sajë të dy faktoreve: ‘’ E destinuar për të kryer punët e rëndomta të shtëpise’’ , ‘’ e destinuar për t’u parë si riprodhuese për shtimin e njerëzve në familje, për të mos u mbyllur dera ose oxhaku i asaj familjeje! Dhe në sajë të këtyre botëkuptimeve që ekzistonin për femrën, femra nuk mundte të nxirrte në pah vlerat e saj … por, me evolimin dhe emancipimin e parreshtur të shoqërisë dhe femra mundohet të zë vendin e saj që i takon në shoqëri, dhe roli i saj nuk është i pakët. Sot, atë e shohim se është e aftë duke i vënë në funksion të gjitha potencialet e saj të jetë në detyra të mëdha shtetërore, duke filluar që nga detyrat më të thjeshta e deri tek ministre, drejtore, kryetare parlamenti etj. Shume femra kane drejtuar, drejtojnë dhe se do te drejtojnë shtete te fuqishme si Margaret Thecer – zonja apo gruaja e hekurt. Pra, nga ajo që potencova del ne pah se me të vërtetë roli i saj është shumë me vlerë dhe i rëndesishëm jo vetëm në shoqëri por edhe në familje se fundja ajo është: grua, motër nënë.

Autorja e romanit ‘’HANA’’Rudina Batku në roman shprehet:’’Femra është një nënë. Ajo është krijesë engjëllore,krijesë që duhet kushtuar vëmendjen e duhur në çdo kohë, krijesë që kërkon përkushtim ,dashuri, sepse sado që të mundohesh të bësh për të, asnjëherë nuk mund t’i shpaguash sakreficën që bën ajo për ty’’. (Batku, 2016) ‘’Nga një nënë erdhe në jetë dhe jetën i’a ke borxh asaj’’. (Batku, 2016) Sot në këtë ditë ju uroj gjithë femrave:nënave,gjysheve,motrave , gëzuar festën ! Ju uroj të keni një jetë të shtruar me petale trëndafilash, jeta juaj qoftë mjaltë e ëmbël kurse gjembat e trëndafilave uroj të mos i shijoni kurrë.
Gëzuar festën!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu