FFM-ja e gjobit Shkëndijën

Edhe pse në media prej disa ditëve më parë u publikua lajmi për ndëshkimin e shqiptuar nga ana e FFM-së për Shkëndijën me zhvillimin e një ndeshje pa praninë e shikuesve, shtëpia e futbollit maqedonas tani vërteton këtë vendim dhe përveç kësaj shqipton gjobë në vlerë prej 2500 eurove.

Ndodhitë në ndeshjen e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit e luajtur më 23 tetor të vitit 2016 në Stadiumin e Qytetit në Tetovë kanë sjellë masa ndëshkuese për klubin nga ana e Komisionit Disiplinor të Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Sipas asaj që thuhet në njoftimin e arritur në klub masat ndëshkuese merren për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve dhe këndimi i koreve me përmbajtje ofenduese në baza nacionale dhe fetare, shfaqja e transparenteve me përmbajtje ofenduese në baza nacionale, shfrytëzimi i mjeteve piroteknike dhe rekuizitave të ndryshme për tifozë, hedhja e gjësendeve të forta në teren me çka është goditur portieri i ekipit mysafir, si dhe provokimi i tre ndërprerjeve të përkohshme të ndeshjes.

Për këto arsye Komision Diciplinor ka vendosur që të shqiptojë gjobë në vlerë prej 2500 eurove dhe zhvillimin e një ndeshje të kampionatit apo Kupës pa praninë e tifozëve.

Është interesant fakti se vendimi për masat ndëshkuese kundër KF Shkëndija në zyrat e klubit kanë arritur gjatë ditës së sotme (e martë 08.11.2016), ndërsa lajmi në media qarkullon tani më disa ditë, thuhet nga KF Shkëndija.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu