Plenumi studentor ka dalë me një kërkesë këtë mbrëmje. Kërkojnë që sonte (20 mars 2023) të fiken dritat e të gjitha objekteve në Shkup, nga ora 20:00 deri në ora 21:00.
Nga Plenumi Studentor thonë se qëllimi i kësaj është që të lejohet të flasë heshtja, në shenjë kujtimi për ata që e humbën jetën shumë herët.
Kujtojmë se ditë më parë, nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan, humbën jetën 59 persona.