Filipçe: Hapja e kufinjve pritet nga mesi i korrikut

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se skriningu në kopshtet përfundon javën e ardhshme, duke paralajmëruar se kopshtet e fëmijëve do të fillojnë me punë kah fillimi i qershorit.

“Këtë javë do të duhej të përfundojë skriningu dhe tashmë pas javës së ardhshme kopshtet do të fillojnë me punë, domethënë përafërsisht në fillim të qershorit”, tha Filipçe në intervistën për Televizionin 24.

Në pyetjen e gazetarit se kur planifikohet të hapen kufijtë, ministri theksoi se kjo pritet kah mesi i korrikut.

“Në mes të korrikut pritet hapja e kufijve, kjo është periudhë e duhur se kur do të mundeshin të hapeshin kufijtë”, theksoi Filipçe, duke bërë thirrje se njerëzit mund të shkojnë kudo qoftë nëse i respektojnë masat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu