Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, tha në emisioni Klan Debat në Klan Macedonia se LSDM mbetet e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-DPMNE-në.
“Kam qenë vazhdimisht në çdo takim me qytetarë dhe e shoh se po rritet vazhdimisht përkrahja e qytetarëve ndaj LSDM-së. Dihet se LSDM është e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-në. Ne morëm leksion nga veprimet e kaluara dhe mësuam se çdo koalicion duhet të ndërtohet mbi parime, gjë që nuk e shoh as në këtë qeveri. Do të kemi koalicione dhe nuk e përjashtoi”, tha Filipçe.
Filipçe shtoi se janë duke menduar dhe emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale. /tvklan.mk