Filipçe: Propozojmë që paga minimale të bëhet 27.700 denarë

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe tha se LSDM-ja propozon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pagën Minimale, përcjell TV21. Filipçe tha se propozojnë që paga minimale të bëhet 27.700 denarë.

“Të nderuar, sot paga mesatare është ulur për 1000 denarë. Masat për uljen e çmimeve nuk e dhanë rezultatin e dëshiruar, ndërsa shpenzimet për jetesë vazhdimisht rriten. Sot në kushte të pasigurisë së madhe ekonomike, si opozitë e përgjegjshme, propozojmë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Pagë Minimale. Me ndryshimet parashohim që paga minimale të rritet në 27.700 denarë, që paraqet rritje prej 12.3%”, tha mes tjerash Filipçe./tv21.tv


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu