Filipçe: Ti je në pushime, por virusi nuk është

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka porositur që të respektohen masat për mbrojtje nga koronavirusi gjatë kohës së qëndrimit në vende për pushime me mbajtje të maskës, distancës fizike dhe dezinfektimit të shpeshtë.

“Ti je në pushime, por virusi nuk është! Shmangu tubimeve në grupe të mëdha, mbaj maskë që të mbrojmë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e të afërmve tanë. Të respektojmë masat për mbrojtje nga Kovid-19, pasi shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar Filipçe në profilin në Fejsbuk.

Duke parë rritjen e numrit të vizitorëve në vende turistike nëpër vend, MSH sot përmes një kumtesë ka apeluar që të respektohen protokollet e miratuara të Komisionit për sëmundje ngjitëse që u dedikohen punës së pishinave dhe plazheve gjatë pandemisë me Kovid-19 si nga ana e vizitorëve, ashtu edhe nga të punësuarit./MIA


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu