Jozef Nipke realizoi imazhin e parë fotografik në botë në vitin 1827. Thomas Edison dhe U.K Dikson mundësuan përdorimin e kameras në vitin 1894. Por projektimi i parë i një imazhi në një ekran, është kryer nga një prift gjerman. Në vitin 1646, Athanasius Kirsher, përdori një llambë më vajguri për të projektuar imazhe të pikturuara me dorë mbi një ekran të bardhë.
Në vitin 1935 një shkrimtar i quajtur Dadli Nikols refuzoi të pranojë çmimin Oskar për
filmin e tij “Informatori”, pasi aktori kryesor Rajter Gilld ishte futur në grevë kundër studiove kinematografike. Në vitin 1970 Xhorxh S. Skot refuzoi çmimin e aktorit më të mirë në filmin ”Patton”. Në vitin 1972, Marlon Brando refuzoi Oskarin për rolin e tij në filmin “Kumbari”.
Sistemi i demokracisë është përdorur për herë të parë rreth 2.500 vjet më parë në Athinë, Greqi. Por organi më i vjetër ekzistues qeverisës vepron në Alting të Islandës. Ai është themeluar në vitin 930 Pas Krishtit.
Sipas një studimi nga Shërbimi Kërkimor Ekonomik, 27 përqind e të gjithë prodhimit ushqimor në vendet perëndimore, përfundon në koshin e plehrave. E megjithatë, 1.2 miliardë njerëz të tjerë, kryesisht në vendet afrikane dhe ato aziatike janë të kequshqyer, ndërsa po kaq në vendet e zhvilluara vuajnë nga mbipesha.
Devetë quhen ndryshe “anijet e shkretëtirës” për shkak të mënyrës se si lëvizin, dhe jo për shkak të aftësive të tyre transportese. Një deve gamile ka një gungë mbi shpinë, ndërsa një deve baktriane dy. Të dyja llojet e gungave përdoren si depozita të ruajtjes së yndyrës. Kësisoj, një deve e kequshqyer nuk do të ketë asnjë gungë.
Në shkretëtirën Durango, në Meksikë, ekziston një vend i mërzitshëm i quajtur “Zona e heshtjes”. Aty nuk mund të kapni dot asnjë sinjal televiziv apo radiofonik. Banorët vendas raportojnë se ndonjëherë në qiell shfaqen topa të zjarrtë.
Biznesi i parë i bosit të Microsoft, Bill Gejts ishte ”Traff -O-Data”, një kompani që prodhonte makineri që regjistronin numrin e makinave të cilat kalonin në një pikë të caktuar të një rruge.
Banesa e fundit për Dr Eugjen Shumejkerin ishte Hëna. Astronomi i famshëm i Entit Gjeologjik Amerikan, që trajnoi astronautët e misionit Apollo rreth kratereve të satelitit të tokës, nuk arriti kurre vetë të udhëtojë në hapësirë. Shumejker donte shumë të ishte astronaut, por u refuzua për shkak të një problemi shëndetësor. Kur ndërroi jetë, hiri i trupit tij u vendos në bordin e anijes ‘Lunar Prospector’ para se të lëshohej në hapësirë në 6 janar 1998. NASA e përplasi qëllimisht anijen mbi një krater në hënë, në përpjekje për të mësuar nëse atje kishte ujë.
Jashtë SHBA-së, Irlanda është vendi më i madh prodhues i softuerëve në botë.
Çdo njeri shpenzon rreth gjysmë ore kohe, si një qelizë e vetme.
Çdo vit rreth 98 përqind e atomeve në trupin tuaj zëvendësohen plotësisht.
Substanca radioaktive, Amerikanium 241 përdoret në shumë pajisje që detektojnë tymin.
Zëri udhëton rreth 15 herë më shpejt përmes çelikus se sa nëpërmjet ajrit.
Gjysma e të gjithë dhëmbëve proteza, kanë mesatarisht një formë të caktuar të radioaktivitetit. / bota.al