Sot komuna e Tetovës ka filluar me asfaltimin e rrugës 172 në Reçicë të Vogël.
Ky projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor, i cili lidh qytetin me fshatrat Reçicë e Madhe dhe e Vogël, u financua nga buxheti i komunës së Tetovës dhe kap vlerën prej 33 milion denarë.
Rruga është në gjatësi prej 900 metra dhe gjërësi 6 metra, dhe në të përveç trotoareve është bërë edhe rregullimi i kanalizimit atmosferik dhe fekal si dhe ndriçimi publik i cili pritet të vendoset ditët në vijim, thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës.