Krerët e dy partive politike që janë në koalicion parazgjedhor, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Fadil Zendeli nga RDK sonte kanë vizituar zyrat e dy partive në Gostivar.
Me këtë rast me aktivistët e dy partive politike debatuan për zhvillimet e fundit politike në vend me theks të veçant për organizimin sa më të mirë për zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit.
Pas kësaj në zyrat e Lëvizjes Besa u organizua një mbledhje e përbashkët e dy kryesive të degëve të Gostivarit. /tetova1/