Në Maqedoni sot filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Partitë do të nisin me takimet dhe mitingje, informon INA.
VMRO-DPMNE sikur herave tjera do të fillojë me tubim në Ohër, ndërsa LSDM në Prilep. Partitë shqiptare do të nisin nga disa komuna rurale, ashtu që BDI në Likovë, ndërsa PDSH në Studeniçan. Fushatën do ta nisin edhe partitë e tjera. Aleanca për Shqiptarët mbrëmë mbajti konventën për promovimin e kandidatëve për deputet në Gostivar, ndërsa Lëvizja BESA nesër do të mbajë konventën për promovimin e kandidatëve. Këto parti do të vazhdojnë me takime dhe tubime me qytetarët.
Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” do të fillojë poashtu nga Ohri, ndërsa koalicioni “Për ndryshime dhe drejtësi” nis nga Shkupi./ina