Filloi “lufta” tregtare Amerikë-BE

Nga: Bahri Cani

Prej sot edhe zyrtarisht filloi “lufta” tregtare me tarifa e taksa mes Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Amerika prej sot ka filluar të aplikojë taksa shtesë për çelikun dhe aluminin evropian në vlerë prej 25%. Amerika importon rreth 15% të çelikut nga Evropa, ndërsa nga Evropa vjen edhe rreth 40% e aluminit.

Bashkimi Evropian menjëherë ka paralajmëruar kundërmasa, që do të aplikohen nga prilli.
Fjala është për taksa në mallrat amerikane në vlerë prej reth 26 miliardë euro. Tarifat do të rriten për produktet si Bourbon-Whiskey, Jeans, motoçikleta, varja dhe gjalpë.

Këto masa do të futen në fuqi nga mesi i prillit, por BE ka lënë të hapur edhe mundësinë e marrëveshjes me SHBA, sepse rritja e taksave dëmton më së shumti konsumatorët, që tani duhet të paguajnë çmime më të larta për produktet si në Amerikë ashtu edhe në Evropë.

Taksat amerikane prej 25% për çelik dhe alumin prekin rreth pesë për qind të eksportit evropian në Amerikë. Këto masa do të godasin në veçanti edhe produktet gjermane.

Trumpi mendon se me ngritjen e taksave do të mbrojë interesat nacionale amerikane. Ai ka kritikur edhe Kinën sepse e ka “mbushur tregon botëror me metal të lirë”.

Më parë Trumpi ka paralajmëruar e ka anuluar, në fund ndaj disa vendeve edhe ka futur taksa të veçanta. Ndër tjerash edhe me Kanadanë, Meksikën, Kolumbinë, Kinën…
Tani në rend është si duket BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu