Filloi protesta e LSM-së, shprehet pakënaqësia e tyre

Protesta e paralajmëruar e anëtarëve të saj ka filluar para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Ata do të shprehin pakënaqësinë për mosmiratimin e zgjidhjes ligjore për shpalljen e të dielës ditë jo pune dhe do të kërkohet që paga minimale të jetë 60 për qind e pagës mesatare. Do të kërkohet një rritje spirale e të gjitha pagave të tjera në përputhje me marrëveshjet kolektive.

Siç është paralajmëruar, protesta do të fillojë para objektit të LSM-së, ndërsa pjesëmarrësit do të lëvizin drejt Kuvendit, e më pas në selinë e Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë ku do të jenë kërkesat e protestës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu