Dorëhiqen zv/ministrat e Aleancës, Arta Toçi hedh hapin e para

Zv/ministrja e Punëve të Jashtme Arta Toçi deponoi dorëhqeje, raporton Tv 21.

Të gjithë zv/ministrat e Aleances per Shqiptaret sot dhe neser do të tërhbiqen nga postet e tyre. Toçi tha se sot nuk ka shkuar në punë dhe se nesër do të shkojë në ministi për t’u përshëndetur me kolegët. TV 21 kontaktoi edhe zv ministrin  e Transportit dhe Lidhjeve Remzi Mehmedi, por për momentin telefonin e kishte të mbyllur.

Nga kjo ministry thonë se ai sot nuk ka ardhur në punë. Tentuam të kontaktojmë edhe me zv ministrin e Punës dhe Politikës sociale Elmi Aziri, por edhe ai ishte i pakapshëm në këto momente.

I pari nga funskionarët që  është tërhequr është Ruzhdi Matoshi. Burime pranë ASH-së thonë se edhe Driton Nebiu Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror për pylltari dhe gjueti në RM, ka deponuar dorëheqjen e tij. Gjatë ditës pritet që të tërhiqen edhe funksionerët e tjerë nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu