Fillojnë ikjet nga BDI-ja, ja kush largohet i pari (FOTO)

Kanë shpërthyer pakënaqësitë e para në BDI për shkak të humbjes së numrit të madh të votuesve të kësaj partie dhe rënia nga 153 mijë në 80 mijë votues. Kryetari i nëndegës (këshillit vendor) të BDI-së në Shipkovicë, Shpend Halili, është zyrtari i parë që lëshon radhët e BDI-së. Ai është edhe anëtar i kryesisë së BDI-së në Tetovë.

“A keni nevojë për stenta sonte, sepse doktori nuk do të jetë në spital”, ka pyetur ai bashkëpartiakët e BDI-së, përmes një statusi në facebook. Njëkohësisht ai ka paralajmëruar se do të largohet nga BDI-ja dhe do të kalojë te Aleanca për Shqiptarët, transmeton Gazeta Lajm.

Shpend Halili ndryshe është djali i Mahi Halilit i njohur gjatë luftës si komandant Lala.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu