Fillojnë negociatat për qeverinë, kush do të lëshojë pe për PSP-në?

Duke filluar që nga dita e sotme, sipas paralajmërimeve të VMRO-DPMNE, pritet të fillojnë bisedimet me BDI-në për formimin e qeverisë.

Analistët parashikojnë se është e mundur që mos të jenë të suksesshme këto bisedime për shkakun të kundërshtimit publik në lidhje me Prokurorinë speciale, shkruan “REL”.

VMRO-DPMNE dhe BDI këtë javë, sipas lajmërimeve nga funksionarë të lartë partiak, pritet që oficialisht të fillojnë bisedimet për formim të qeverisë.

Nga të dy partitë nuk zbulojnë asgjë më detalisht, ndërsa zëdhënësi i VMRO-DPMNEsë, Ivo Kotevski, vetëm përmbahet në deklaratat e Trajko Veljanovskit dhe Antonio Milloshovskit, dy funksionarëve partiak, të dhënë këtë vikend.

Milloshoski tha se pritet që gjatë javës VMRO-DPMNE përfundimisht të fillojë bisedimet me BDI, ndërsa Veljanoski shprehi bindje se në periudhën e ardhshme liderët Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti do të gjejnë forca për formimin e qeverisë.

Por, sipas Besa Arifit, profesoreshë në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Europës Juglindore, bisedimet nuk do të kenë asnjë kuptim sepse të dy palët treguan qartë pozitat e tyre, veçanërisht për pyetjen për vazhdimin e mandatit të PSP-së.

“Me këto kushte me të vërtetë është e kotë të bëhen çfarëdo bisedime, sepse me të vërtetë nuk dihet nga do të fillojnë ato bisedime kur kushtet kryesore nuk janë pranuar nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër insistohet për ato”, thotë Arifi.

Në javën e kaluar dy partitë komunikuan dhe “biseduan” nëpërmjet komunikatave. Pasiqë BDI si kushte primare i vendosi përdorimin e barabartë të gjuhës zyrtare shqipe, integrimi në NATO dhe UE, dhe vazhdimin e punës së PSP-së, VMRO-DPMNE doli me një qëndrim të kundërt, nuk do të negocionojnë dhe nuk do të lejojnë ndryshim të Kushtetutës dhe janë kundër vazhdimit të mandatit të PSP-së, për të cilën BDI publikisht do të insistojë.

Temellko Risteski, profesor në Fakultetin për shkenca shoqërore, nuk pret që njëra nga palët të tërhiqet nga qëndrimi për PSP.

BDI edhe pse formalisht hyn në bisedime, kjo do të jetë vetëm një lloj taktizimi, konsideron ai.

Nga ana tjetër një pjesë e udhëheqësve të VMRO-DPMNE janë në lëndët e PSP-së dhe nuk iu konvenon vazhdimi i mandatit, shton Risteski.

“Vazhdimi i mandatit për PSP-në do të thotë edhe mundësi për ndjekjen e tyre, të paraqesin aktakuza kundër tyre etj, dhe përfundimisht është e mundur ata të gjenden para drejtësisë, dhe kjo atyre është e qartë se nuk iu konvenon”, thotë Risteski.

Në lidhje me kundërshtimin e VMRO-DPMNE ndaj PSP-së, vërtetoi edhe Veljanoski i cili tha se nuk ka mundësi që partia të lejojë vazhdimin e mandatit duke thënë se “kjo situatë hibride duhet të shkojë në histori”.

Sipas tij, nga 23 deri më 29 janar do të mbyllen të gjitha çështjet, do të vazhdojë seanca konstituive dhe do të zgjedhet kryetar i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu