Sektori për punë të brendshme Tetovë do të fillojë me aktivitetet e para të planifikuara në kuadër të projektit edukativo-parandalues “Siguri në shkolla – për bashkëjetesë ndëretnike dhe tolerancë” bartës të së cilit janë Sektori për parandalim pranë SPB Tetovë, administrata lokale e Tetovës dhe e Gostivarit dhe OSBE-ja, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Josifovski sqaroi se qëllimi i projektit dhe aktiviteteve të ardhshme sportive është njohje e ndërsjellë, shoqërim dhe sportim i përbashkët i nxënësve të shkollave të mesme nga dy qytetet e Pollogut për tejkalimin e të gjitha paragjykimeve dhe stereotipave në këtë plan dhe për përmirësimin e sigurisë së përgjithshme në shkollat e tyre.
Me këtë projekt, theksoi, është paraparë të përfshihen rreth 2600 nxënës të vitit të parë nga shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar.