Filmi ”Çlirimi i Shkupit” konkuron për Oscar (VIDEO)

Shoqata e punëtorëve filmik të Maqedonisë (SHPFM) njofton se filmi ”Çlirimi i Shkupit”, me regji të Rade dhe Danilo Sherbexhia, është përzgjedhur si kandidati i Maqedonisë për Oscar, në kategorinë e filmave joanglishtfolës.

Filmi është përzgjedhur me shumicë votash nga Komisioni për zgjedhje. Përndryshe, ky film është shfaqur në hapjen e Festivalit ndërkombëtar për kamerë filmike ”Vëllezërit Manaki” në Manastir, ndërkaq premiera zyrtare e filmit do të jepet më 1 tetor në Shkup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu