Filmi dokumentar i Armirit për tezen e sëmurë, përloti botën

Armir Sejdaj, një banor kosovar i Liezhit në Blegjikë, ka realizuar një punim seminarik për fund të studimeve, në formë të filmit dokumentar, duke paraqitur përmes fotografive sëmundjen dhe kurajon e tezes së vet.

Modestia, emocionet dhe krenaria janë veçoritë e kësaj videoje, të realizuar nga Armir Sejdaj, një banor i Engisit në Blegjikë, i moshës njëzetvjeçare, i cili e ka realizuar videon për tezen e vet, Begije. Ky film me kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë minutash, është realizuar në kuadër të punimit seminarik në shkollën e mesme „Athénée provincial de Flémalle“. E shpërndarë nëpër rrjetet sociale, videoja ka përlotur me mijëra njerëz në Blegjikë, por edhe më gjerë.

Tezja e Armirit vuan nga një smundje e sistemit nervor, i cili ka dëmtuar nervin optik. „Kjo sëmundje është shumë pak e njohur, kisha për qëllim të paraqes sëmundjen, të sensibilizoj njerëzit përreth nesh, në shkollë, nëpër rrjetet sociale, etj. Po që se kjo ndikon në avancimin e gjerave, aq më mirë“, ka pohuar Armir Sejdaj për „L`Avenir“, njofton „Shtegu.com“.

Qëllimi i Armirit ka qenë gjithashtu të vë në dukje guximin e tezes së vet dhe respektin ndaj saj, në luftë kundër sëmundje. „Kur e thyejmë ndonjë këmbë, natyrisht se ajo dhembë, por shërohet. Tezja ime është e vetëdijshme se nuk do të shërohet, por ajo tregoi një guxim të papërshkruar, i cili është për tu respektuar.

“Punimi është realizuar në kuadër shkollor dhe mund të them se juria e përcaktuar për ta vlerësuar u prekë nga filmi. Është një temë sensible, pasi të gjithë mund të pësojnë nga kjo lloj sëmundje. Njëherit, kjo u mundësoi nxënësve dhe profesorëve të kuptojnë se çfarë i ka ndodhur tezes sime“, ka vazhduar Armiri.

Atëherë kur duhej të zgjidhte temën, ai nuk hezitoi asnjë sekondë: E dija se do të realizoj një dokumentar me këtë temë“. Tezja e vet, nuk ia prishi dëshirën që të fotografohej e filmohej publikisht, edhe pse sëmundja e kishte transformuar shumë psikikisht.

Armir Sejdaj ka intervistuar tezen e vet Begije, bashkëshortin e saj, të motrën, nënën dhe mjekun e saj. Përmes shumë dëshmitarëve, ai ka paraqitur fillimin e sëmundjes, emocionet në familje dhe përditshëmrinë e rëndë.

Me prejardhje nga Kosova, familja është shprehur në gjuhën shqipe. Është më se evidente se ka qenë një zgjidhje e qëlluar, pasi secilit i mundëson të shprehet zemërhapur. “Ne e flasim shumë mirë gjuhën frenge, por në familje komunikojmë në gjuhën shqipe. Do të dëshiroja që të gjithë të shpreheshin pa i kërkuar fjalët e duhura“, ka theksuar Armiri.

Pas këtij realizimi, Armir Sejdaj ka dëshirë të vazhdojë rrugën e tij në botën e filmit. Përfundimisht, ai do të realizojë një film për jetën e tezes Begije. „Me aktorë, skenar dhe gjithçka që i takon një filmi. Por, kjo kërkon energji dhe mjete financiare. E di se është e komplikuar“, ka përfunduar Armiri.

Videon mund ta ndiqni në linkun në vazhdim:

L'HISTOIRE D'UNE VIEJ'ai le plaisir de partager avec vous la biographie de Begije Buqaj Berisha atteinte du lupus érythémateux ainsi que du syndrome de Devic. Celle-ci a accepté, face caméra, de dévoiler sa vie au quotidien. Entre les thérapies, les médicaments, les séances de kiné, Begi profite de chaque instant passé avec sa famille.Je suis content d'avoir réaliser cette vidéo que je dédie à ma tante Begi qui est la femme la plus courageuse que j'ai rencontrée. Tu es magnifique tata et tu le resteras toujours, nous te soutenons tous et t'aimons énormément!! J'en suis d'autant plus fier puisque celle-ci a permis au jury de m'offrir le prix de la qualification.N'hésitez pas à partager cette vidéo pour illustrer un exemple de courage!!

Posted by Armir Sejdaj on Sonntag, 14. August 2016


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu