Presidenti Donald Trump ka komentuar në rrjetin e tij social Truth, rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani, ku koalicioni i Friedrich Merz, i Unionit Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU) dhe partia e saj motër bavareze, Unioni Kristian Social (CSU) kanë shënuar fitore.
“Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite. Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë”, ka shkruar Trump.