Fjalën e ka tani Ivanov, LSDM garancat e kërkuara i’a ka nisur

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka kërkuar garancat se në shtet nuk do të ndodh prishja e rendit kushtetues dhe unitaritetit të shtetit me dhënien e mandatit për LSDM-në për të krijuar qeverinë e re të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka nisur garancat së bashku me platformën e përpiluar për qeverinë e re, ku në mes tjerash thuhet se ndryshimet e ardhshme do të jenë në kufinjtë e kushtetutës dhe ligjeve aktuale.

Tani, Ivanov duhet të jep përgjigje për këto garanca dhe deri më 19 maj të jep mandatin për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Në rast se kjo nuk ndodh, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë ka njoftuar se do të inicoj formim të qeverisë në Kuvend, ku duhet shumicë e thjeshtë prej 61 deputetëve për të zgjedhur pushtetin e ri. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu