Flasin kardiologët: Disa mënyra për ta mbajtur zemrën të shëndetshme në 2024

Mbyllja e një viti shoqërohet gjithnjë edhe me disa llogari, por edhe objektiva për vitin e ri. Dhe megjithëse priremi të vendosim objektiva në lidhje me humbjen e peshës, ndoshta mbi të gjitha duhet të mendojmë të jemi të shëndetshëm, në mënyrë që të arrijmë të gjitha të tjerat.

Kardiologët listojnë disa mënyra të cilat mund t’ju vinë në ndihmë për të pasur një shëndet të mirë të zemrës, të cilat mund t’i nisni këtë vit të ri.

Bëni teste të vazhdueshme

Kardiologët thonë se parandalimi është mjeku më i mirë. Për më tepër, sëmundjet kardiovaskulare janë një kërcënim i madh për miliona njerëz në mbarë botën. Gjëja më shqetësuese është se nuk ka simptoma të dukshme në sëmundjet e zemrës, ndërkohë që kolesteroli i lartë mund ta intensifikojë këtë gjendje.

Lëvizni më shumë

Çdo lëvizje konsiderohet e dobishme. Studime të shumta kanë arritur tashmë në përfundimin: “Aktiviteti fizik ul kolesterolin dhe presionin e gjakut, që të dyja janë faktorë të rëndësishëm rreziku për sëmundjet e zemrës. Mund të nisni duke lënë ashensorin dhe duke marrë shkallët.

Kujdes dietën

Ajo që hani luan një rol të madh në rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por këtu nuk flasim vetëm për dieta.

“Ushqyerja e vërtetë e shëndetshme nuk është një dietë, është mënyrë jetese.”

Ulni stresin

Kur ndiheni të mbingarkuar nga stresi, nuk vini në rrezik vetëm shëndetin mendor.

“Stresi është një faktor i fortë rreziku për sëmundjet e zemrës, pasi rrit shanset për sulme në zemër dhe goditje në tru.”

Përmirësoni gjumin

Mungesa e gjumit jo vetëm që rrit stresin, por kërcënon edhe zemrën, pasi rrit shanset për hipertension dhe fibrilacion atrial.

Hiqni dorë nga duhani

Kjo këshillë nuk vjetërsohet kurrë: “Pirja e duhanit është një nga gjërat më të këqija që mund të bëni, jo vetëm për zemrën, por për shëndetin tuaj të përgjithshëm, duke përfshirë mushkëritë dhe trurin.”

Kufizoni alkoolin

Në mënyrë të ngjashme, alkooli gjithashtu ndikon negativisht në funksionimin e duhur të zemrës, duke rritur presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe trigliceridet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu