Fluturo Shqipe! Një urim origjinal për Festat e Nëntorit (FOTO/VIDEO)

Policia e Tiranës ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar shqiptarët për festat e nëntorit.

Efektivët e policisë, të rendit, forcave shqiponja dhe asaj rrugore kanë shprehur mesazhin e tyre për shqiptarët kudo ndodhen përmes një video që i shfaq ata gjatë përditshmërisë, por edhe në finalen: Të gjithë bashkë me flamurin kuqezi duke thirrur: Gëzuar Festat e nëntorit!

“Dita e krenarisë shqiptare”

“Fluturo Shqipe”

“Shqipërinë e kemi këtu të gjithë”

“Ne kemi gjuhën tonë zakonet tona kulturën tonë…Sepse ne e duam Shqipërinë”

“Një ditë historike”

“Me fat Dita e Flamurit”,- janë mesazhet që vijnë nga efektivët e Policisë së Tiranës.

Gëzuar Shqipëri!!

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, uron gjithë Shqipëtarët, Gëzuar 28-29 Nëntorin.Festat e Nëntorit, janë festat e krenarisë tonë Kombëtare.

Posted by Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë on Samstag, 26. November 2016

ushtria1 ushtria2 ushtria3 ushtria4


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu