Forca të mëdha policore në Tearcë

Forca të mëdha policore dhe të njësive speciale prej dy ditësh qarkullojnë në Tearcë dhe në rrugët që shpien në këtë fshat. Megjithëse policia ka marr masa të rrepta për siguruar mbarëvajtjen e procesit të rivotimit të dielën në këtë fshat, banorët thonë se prezenca e forcave të rendit në këtë numër është i panevojshëm, pasi në këtë vend është votuar gjithmonë qetë.

“Nëse ndodh si përherë do bëhet mirë sepse nuk ka ndodh diçka përpara do bëhet mirë. Partitë vetëm kur ka votime na vizitojnë ndryshe jo”.

“Të qeta do të jenë qetë ka qenë asnjëherë gjë s`ka pasur në Tearcë”.

“Duhet të dalin të votojnë njerëzit sepse shumë varet prej kësaj njësie për kahjen që do merr politika e Maqedonisë. Vërtetë kjo komunë ka qenë e anashkaluar nga pushteti nga politika e tyre tani dhashë Zoti të vetëdijësohen njerëzit dhe të hiqet ajo barrierë shumë e fortë kundër nesh”.

Nga ana tjetër nuk ka ndryshuar as përbërja e Komisionit zgjedhor në vendvotimin 2011.
“Kemi vendim zyrtar prej KSHZ-së se ditën e diel më 25 dhjetor do ketë votim në vendvotimin 2011. Ndryshime nuk ka përveç LSDM-së që ka bë kërkesë për ndërrim të zëvendës anëtarit në vendvotimin 2011 tjetër ndryshim nuk kemi, komisioni i vendvotimit është i njëjtë”, deklaroi Husein Huseini. Kryetar i komisionit zgjedhor komunal Tearcë.

“Përndryshe edhe pse një numër i madh i organizatave vendase dhe atyre ndërkombëtare që janë për ndjekje të votimeve, kanë shprehur interesim të madh për të ndjekur ditën e diel votimin në vendvotimin 2011, megjithatë kreu i komisionit zgjedhor komunal thotë se ende nuk është bërë ndonjë kërkesë nga ana e tyre për ta ndjekur këtë vendvotim”.

Në vendvotimin numër 2011, janë të regjistruar gjithsej 714 votues. Ndërsa ndryshe nga votimet më 11 dhjetor kur pjesëmarrja ishte 51 % këtë herë numri i qytetarëve që do të votojnë pritet të jetë më e madhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu