Bjellorusia ka njoftuar vendosjen e forcave të operacioneve speciale përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, si dhe njësitë e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe raketave në poligonet e stërvitjes në perëndim të vendit.
Kështu ka bërë të ditur Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e fundit të Inteligjencës së Mbrojtjes mbi situatën në Ukrainë,.
Prania e forcave bjelloruse pranë kufirit ka të ngjarë të “bllokojë” trupat ukrainase, në mënyrë që ato të mos mund të vendosen në mbështetje të operacioneve në Donbas.
Megjithatë, forcat bjelloruse nuk kanë qenë të përfshira drejtpërdrejt në konflikt deri më sot, pavarësisht se vendi është përdorur si një stacion për përparimin fillestar të Rusisë në Kiev dhe Chernihiv – me Rusinë që ka nisur gjithashtu fluturime ajrore dhe sulme me raketa nga Bjellorusia.
Po sipas ministrisë britanike, presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka të ngjarë të balancojë mbështetjen për pushtimin e Rusisë me një dëshirë për të shmangur pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë ushtarake me rrezikun e sanksioneve perëndimore, hakmarrjen ukrainase dhe pakënaqësinë e mundshme në ushtrinë bjelloruse.