Një anije luftarake e SHBA-së ka qenë cak i dy raketave të lëshuara nga territori i Jemenit, që kontrollohet nga forcat rebele shiite. Cak ishte sulmi i një baze ajrore në Mekë.
Një zëdhënës i marinës ka thënë më 9 tetor se nga sulmi nuk ka pasur dëme materiale dhe njerëzore pasi dy raketet kanë rënë në ujë dhe nuk kanë goditur luftanijen amerikane.
Në të njëjtën ditë, një raketë nga Jemeni ka pasur për cak një bazë ajrore saudite në qytetin e Mekës, kanë thënë autoritetet saudite. Edhe kjo raketë nuk ka shkaktuar dëme./InfoShqip.com