Ford tërheq 1,5 milionë automjete për probleme në rezervuarin e karburantit

Prodhuesi amerikan i automjeteve “Ford” tërhoqi sot 1,5 milionë vetura në Amerikën e Veriut dhe në Meksikë, sepse mund të ndalojnë papritur për shkak të një defekti në rezervuarin e karburantit.

Kjo tërheqje prek automjetet “Ford Focus” vit-prodhimi 2012-2018 që pritet të zgjidhë një problem të valvolave që dyshohet se lënë një boshllëk në sistemin e karburantit dhe se deformojnë rezervuarin.

Kjo thirrje prek rreth 1,3 milionë automjete në SHBA, 136 300 në Kanada dhe 44 500 në Meksikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu