Në aksionin “Jam ✔otues” mobilizohet në maksimum edhe Forumi Gruas i Lëvizjes BESA.
Kohë më parë Lëvizja BESA ishte zotuar publikisht se do të fillojë të realizojë një aksion të gjerë për të shpëtuar votuesin shqiptar, për shkak të mundësisë së fshirjes nga lista e shpallur me 40 mijë persona të kontestuar nga KSHZ. Kështu, thamë se aktivistët e BESËS do ta kontaktojnë secilin votues të asaj liste dhe do t’ia dorëzojnë një fletushkë me udhëzime se si të rikthehet në listën e votimit, por edhe t’i ndihmojnë që ai ta realizojë këtë detyrë.
Nëse përditë në teren janë aktivistët e BESËS, ata të Forumit Rinor, si dhe kryetari i saj, Bilall Kasami, tashmë edhe Forumi i Grave i kësaj Lëvizje është mobilizuar në maksimum rreth sensibilizimit të qytetarëve për regjistrim në listën zgjedhore. Me këtë rast, sot Forumi i Gruas së Lëvizjes BESA, në shumë lagje të Tetovës dhe Gostivarit ka shpërndarë fletushkat “Jam Votues” si dhe kanë ndihmuar qytetarët që të regjistrohen në listën zgjedhore.
Ky aksion është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga ana e qytetarëve, pasi që janë tej mase të zhgënjyer dhe të mllefosur me pushtetin aktual VMRO – BDI, që gjatë natës të fshinë nga lista zgjedhore, ndërsa gjatë ditës bëhen gjoja se duan të të mësojnë se si të regjistrohesh.” – Transmetojnë burime zyrtare të Lëvizjes Besa. /InfoShqip.com/