FOTO TË RRALLA/ Ylberi ndryshon ngjyrat?! Në Skoci shfaqet i bardhë !

Një fotograf ka kapur me kamerën e tij një ylber të bardhë të pabesueshëm. Melvin Nicholson ishte në Rannoch Moor në perëndim të Skocisë, kur zbuloi ‘harkun e mjegullës’ mbi një pemë të vetme.

Është një ylber shumëngjyrësh i përbërë nga pikëlza të vogla uji që shkaktojnë mjegullën dhe që mund të shihet nëse dielli është pas jush. Ylberët e bardhë janë të ngjashëm me ylberet e rregullta, por shfaqen kur ka mjegull dhe jo shi. Për shkak se mjegulla ka pikëlza të vogla uji, ngjyrat e ylberit janë më të dobëta se zakonisht.

“Sapo e pash këtë pemë të mrekullueshme të izoluar dhe rrahur nga era e dija se duhej të fotografohej bashkë me harkun e mjegullës i cili dukej si një ylber i bardhë. Ishte më shumë se magjike dhe një nga ato ditë që duna shumë kohë të rikthehen,” ka thënë fotografi.

2-65-550x345


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu