Fotografi zyrtar i Obamas publikon foto të refugjatëve kosovarë nga lufta e fundit (FOTO)

Përveç që ka shërbyer si fotograf zyrtar i Presidentit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, Pete Souza ka punuar dikur edhe si fotograf i pavarur dhe si gazetar i Chicago Tribune.
Që të dy këto përvoja jetësore i kanë dhënë atij një perspektivë tjetër të të fotografuarit në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Obama, ka treguar ai në llogarinë e tij në Instagram.

“Ka shumë lajme për refugjatët këtyre ditëve. Ndonëse nuk është situata e njëjtë sot, për një kohë unë kam dokumentuar krizën me refugjatë nga Kosova në fund të viteve të ’90-ta”, ka shkruar Souza, transmeton Gazeta Express.

Ai ka publikuar disa fotografi të refugjatëve të Kosovës në Maqedoni, ku shumë shqiptarë kanë gjetur strehim pasi kanë ikur nga lufta në vend.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu