Këto foto janë duke bërë xhiron në internet, ndërsa ende nuk mund të themi me siguri se ku janë shkrepur dhe kur.
Fotot kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi ditën e djeshme dhe po përhapen gjerësisht.
Disa thonë se ato janë bërë në Tale të Lezhës, ndërsa të tjerë se janë shkrepur në Gjermani. “Ishte një spektakël që zgjati rreth 5 minuta dhe ka çuditur mijëra njerëz që mundën ta shikonin”, shkruan një qytetar në Facebook-un e tij.
Në to duket një figurë që ngjan me Jezu Krishtin, me duart e hapura. Gjithçka është kapur në qiell dhe figura e Jezusit është formuar nga drita e shndritshme.