Franca i tha “JO” Shqipërisë për negociatat, Edi Rama reagon gjithë ironi

3 shtetet e fuqishme, Franca, Hollanda e Danimarka kanë kërkuar shtyerjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më kritike është shteti francez i cili ka deklaruar se dy shtetet e Ballkanit nuk janë ende gati për të hapur negociatat.

Por ndërkohë që vendimi pritet më 18 tetor, kryeministri Edi Rama ka vendosur të reagojë në lidhje me këtë vendim që pritet të marrë BE.

Në një status në Tëitter, Rama e ka krahasuar realitetin brenda BE-së si një fantazi që konkuron edhe dy shkrimtarët më të pakonkurueshëm, Ismail Kadarenë dhe Franc Kafkën.

“Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme…,”– shkruan Rama në Twitter./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu