Freedom House ka publikuar raportin më të ri ku sërishtë Maqedoninë e vlerëson si një vend pjesërisht i lirë. Në raport mes vendeve që tentojnë të bëjnë kthime të rëndësishme në demokraci dhe meritojnë trajtim të veçantë, këtë vit është përmendur edhe Maqedonia. Më tej vlerësohet se qeveria e re, përpiqet të largojë korrupsionin, si dhe abuzimet tjera sistematike nga qeveria e kaluar.
Nga vendet e rajonit me vlerësim të ngjashëm janë edhe Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Ndërsa Bullgaria, Serbia dhe Kroacia janë vlerësuar si vende të lira. Në raport thuhet se ngjarjet në Ballkanin Perëndimor kanë treguar se duhet angazhim i vazhdueshëm në rajon nga ana e demokracive të mëdha./InfoShqip.com