Frika nga Rusia/ SHBA dërgon qindra marinsa në Norvegji

Ministria Norvegjeze e Mbrojtjes ka deklaruar se duke filluar nga janari, rreth 330 marinsa do të vendosen në Vaernes të Norvegjisë.

Ky veprim ka ardhur si pasojë e nxehjes së marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashtingtonit për shkak të katastrofës humanitare në Siri dhe akuzave për përfshirjen e Rusisë në sulmet kibernetike kundër amerikanëve.

Marinsat amerikanë janë dërguar në një mision në Norvegji, një lëvizje kjo që mund të nxisë edhe me shumë tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së, shkruan “CNN”.

“Nisma e SHBA-së për të shtuar trajnimin dhe ushtrimet e tyre në Norvegji është shumë i mirëpritur dhe do të ketë pasoja pozitive për marrëdhëniet tona tashmë të forta”, tha ministri norvegjez i Mbrojtjes Eriksen Soreide në një deklaratë për medie. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu