Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Afrim Gashi në intervistë për TV21 tha se e respekton vendimin e Frontit Europian për braktisje të seancës në të cilën Gashi u zgjodh kryetar i Kuvendit. Gashi thotë se dora e bashkëpunimit është e shtrirë edhe për Fronti.
“Është pjesë e demokracisë. Unë e respektoj vendimin e tyre, besoj se ata do të japin shpagime pse e kanë bërë të njëjtën, sidoqoftë, dora ime është e shtrirë për të bashkëpunuar. Unë do të jem kryetar i të gjithë deputetëve, i të gjithë partive dhe do të bëjë çmos që ta ngrejmë kulturën politike dhe të jemi në shërbim të qytetarëve”, tha mes tjerash Gashi për TV21.