Më datë 20.09.2016 rreth orës 1:20 në fshatin Gradec në hapësirën ndihmëse të shtëpisë, derisa SH.B (71) dhe bashkëshortja e tij A.B. (69) kanë fjetur, katër persona të panjohur të maskuar ua kanë lidhur duart dhe gojën dhe kanë kryer vjedhje.
Pasi kanë kërkuar në hapësirat e shtëpisë, kumtoi sot MPB-ja, nga A.B kanë marrë zinxhir ari, të cilin e ka bartur rreth qafës dhe dy byzulukë ari që i bartur në duar, pas çka e kanë braktisuzr vendin e ngjarjes.
Ekspertizë ka kryer ekipi nga SPB – Gostivar. Po ndërmeren masa për gjetjen e kryerësve, si dhe pastrimin e tërësishëm të rastit.