Për të arritur deri në fshat, është vështirë për shkak të rrugës së punuar pa kujdes, pasi që në vend të zhavorit është hedhur dhe.
Një pjesë me traktor e një pjesë në këmbë. Në fshatin Graxhanik mysafirët janë të rrallë, pasi aty nuk jeton askush përveç Sabit Maliqit.
Ai jeton i vetëm në një përrua dhe nuk dëshiron ta lëshojë fshatin. Ka mbushur 70 vjet, gatuan dhe ushqimin e përgatit vet.
Thotë se në qytet nuk mund të jetojë.