Huaxi u krijua nga Wu Renabo, në vitin 1961 si një eksperiment social, nga një popullsi socialiste, e cila gjendet në Kinë.
Fillimisht një fshat i varfër dhe i thjeshtë, Huaxi sot llogaritet të jetë fshati më i pasur në Kinë, por njëkohësisht dhe më misteriozi në botë.
Banorët e këtij fshati janë milionerë dhe kanë disa privilegje të veçanta, të tilla si kujdesi shëndetësor, arsimim falas, shtëpi luksoze, makina dhe rreth 250,000 dollarë në llogaritë bankare, të gjitha falas.
Nga ana tjetër banorëve të fshatit u është ndaluar për të biseduar me të huajt apo gazetarët.
Në fshat gjendet edhe i parku i famshëm “Park World” ku gjendet ndërtesat më të famshme nga e gjithë bota, kopje të tyret.
Numri i saktë i banorëve të këtij fshati nuk është i njohur, por sipas raportit të “AP”, ka “dhjetëra mijëra”, ndërsa në faqen zyrtare turistike, shkruhet se ata janë 350.000.
Por jeta në Huaxi nuk është aq idilike, siç pretendojnë banorët këtij vendi.
Dyshohet se ata punojnë shtatë ditë në javë, shpesh në objekte industriale. Këtu ekziston një hierarki strikte në mes të 2000 banorëve të regjistruara të fshatit dhe bijve të familjeve që u vendosën këtu në mesin e shekullit të kaluar.
2000 banorët e parë të regjistruar thuhet se sundojnë në fshat, jetojnë në vila të njëjta luksoze, makina luksoze dhe marrin karburant falas, si dhe 250.000 dollarë në bankë.
Lojërat e fatit dhe droga janë rreptësisht të ndaluara, nuk ka bare, klube, kafene internet, restorante apo karaoke.
Nëse dikush dëshiron të largohet nga fshati Huaxi, ai nuk mund të marrë asnjë dollar nga pasuria e tij apo prona e tij.
Edhe nëse ke fituar një pasuri të madhe, ata nuk mund të marrin asnjë aset nga pasuria e tyre duke vënë në pikëpyetje çështjen se a i përkasin në të vërtetë pasuritë fshatarëve apo dikujt tjetër.