Fundi i BDI-së nuk është larg, por ngutja e opozitës shqiptare mund ta shpëtojë!

Autor: Xhevdet Pozhari

Maqedonia sivjet do të mbajë zgjedhjet. Vemendja e opinionit me te drejte eshte kthyer kah partite e reja opozitare, nese ato do te bashkohen per te krijuar nje bllok te fuqishem opozitar. Kjo ngaqe ka rene ne skajshmeri besimi ne partite shqiptare qe i perfaqesuan deri me tani. BDI dhe PDSH. Mirepo, shqiptareve te Maqedonise dikush duhet tua shpjegoje se nje alternative e mirefillte duhet te piqet mire, te bashkohen konceptet konkrete, e jo interesat individuale per poste. Ngutja per te dalur nga kriza ne te cilen i futen VMRO DPNE dhe BDI, nuk duhet tua mjegulloje shikimin deri ne ate mase sa mos ta verejne se pas 11 dhjetorit serish do te kete zgjedhje! Kjo per faktin se kjo eshte e vetmja menyre qe te dobesohen partite ne pushtet te cilat kontrollojne gjyqesorin, policine e shtetit, komisioneret, arken e shtetit. Nxitimi per te krijuar nje bllok opozitar shqiptar ne keto rrethana, do ta digjte mundesine qe te krijohet opozita e vertete ne nje te ardhme jo te larget, ndersa do te krijonte mundesi qe disa individe “gjoja opozitar” t’i ngopin apetitet e tyre te perkohshme. Bashkimi i tanishem i partive shqipare te reja dhe mposhtja eventuale e tyre nga BDI, do te thoshte edhe shkaterrim i mundesise qe shihet ne horizont. Anda, partite aktuale te reja, do te duhej qe te garonin te vetme dhe te marrin sa me shume perqindje te votave. Dhe ne kohen kur do te vinte momenti i natyrshem i bashkimit, me platforme konkrete, e jo ne dobi te grupeve dhe individeve, vetem atehere do te ishte fundi i BDI – se. Keto zgjedhje, ne cilendo variante do te shenojne fillimin e renies se saj ne fund te pusit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu