Fundi i lojës së BDI-së me ulje në dy karriga

Nuk e ka të lehtë Ali Ahmeti – për cilindo që të përcaktohet, humb. Prej çka janë ofenduar deputetët e VMRO DPMNE-së? Lehtësuesit ndërkombëtar, defekti është efekti. Çmimin e paguan Maqedonia.

Në Maqedoni, maskat kanë rënë që moti dhe që moti është e qartë se kush është kush, dhe kush për çka është. Prandaj nuk është çudi që Parlamenti refuzoi të zgjasë mandatin e PSP-së dhe të garantojë sigurinë për dëshmitarët e mbrojtur. Kapaciteti demokratik i deputetëve mbaron aty ku mbaron interesi i partisë dhe interesi i tyre personal. Sikur të mos kenë ide të qartë për rëndësinë e detyrës së deputetit, për përgjegjësinë më të gjerë shoqërore?! Sikur fati i vendit të jetë interesi i dikujt tjetër, puna e dikujt tjetër?! Sjellja e deputetëve të VMRO DPMNE praktikisht do të thotë mbrojtje e krimit nën petkun e një lloj parimi apo ofendimi se Janeva kishte vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tyre. Paradoksi është se kjo drejtëpërdrejtë sugjerohet pikërisht nga bisedat e partiakes së tyre, ish-ministres Jankullovska të përmendura në “bombat”. As lidhja e supozuar e deputetëve dhe zyrtarëve të VMRO-së me nënshkrimin e hipotekave akoma në përzgjedhje nuk mund të jetë justifikim. Çka, do t’u aktivizohen të gjithëve ose shumicës nëse votojnë sipas ndërgjegjes dhe jo nën diktat partiake? Atëherë do të ketë shansë për të zhveshur gjyqësorin jo si të partizuar, porsi të uzurpuar nga interesat e disa individëve. Jstifikimi tjetër i mundshëm – të mos e dëmtojnë partinë e tyre kundrejt zgjedhjeve të parakohshme – nuk mbanë, pasi që dëm më të madh i bëhet partisë, duke marrë anën e të dyshuarve, tani edhe të akuzuar për veprime kriminale. Në VMRO DPMNE ka mjaft njerëz të orientuar patriotikisht me kapacitet më të lartë demokratik dhe kulturë politike. Hapja e rrugës për ta nga prangat e grupit të Gruevskit, mirë do t’i vinte partisë dhe shëndetit të saj mental.

Për BDI-në, lartë shumë lartë, poshtë shumë poshtë

Për VMRO DPMNE ka shpëtim dhe dalje sepse ende nuk është e kërcënuar në pjesën maqedonase të spektrit të djathtë të partive politike. Por a ka shpëtim për BDI-në? Udhëheqësia nuk e vërejti rrezikun në rritje të pakënaqësisë nga politikat e saj. Kjo ka rezultuar tashmë me krijimin e partive të reja të shqiptarëve të Maqedonisë që do të tërheqin një pjesë të votuesve tradicional të BDI-së. Ali Ahmeti dhe njerëzit rreth tij, u kursyen nga “bomat” të publikuara më parë, por kjo nuk do të thotë se nuk janë të pranishëm në materialin që po përpunohet në PSP. Ndërkohë, në publik kanë rrjedhur disa me të vërtetë inqëzime “të pista” të supozuara nga bisedat intime të anëtarëve të shquar të udhëheësisë së partisë. Kush i lëshoi? Për çfarë qëllimi? Si një paralajmërim? A duhet këtu të kërkohet përgjigjja për sjelljen e deputetëve të BDI-së gjatë votimit në Kuvend mbi kërkesat e PSP-së? Por, duke mos dhënë mbështetjen e ofruar paraprakisht në mënyrë verbale PSP-së, kjo parti hapi problem diku tjetër. BDI rrezikon të humbë mbështetjen amerikane. Ajo ishte vendimtare për “kryengritësit” e vitin 2001 më vonë për të arritur deri te partneri i koalicionit qeveritar, pasi që Ahmeti së pari u hoq nga “lista e zezë” e Departamentit të Shtetit. BDI e udhëhequr nga Ahmeti një kohë të gjatë ishte e uour në dy karrige dhe ishte në një “martesë nga interesi” me VMRO DPMNE-në dhe ishte në “dashuri” me amerikanët. Problemi i Ahmetit është se këto dy karrige filluan të largohen nga njëri-tjetra, dhe ai nuk mund të vendos për njërën ose për tjetrën; lartë shumë lartë, poshtë shumë poshtë. për Ahmetin, ashtu si eehe për Gruevskin, me sa duket, po skadon afati i përdorimit.
Lëshime të lehtësuesve

Unë vetëm ende pyes veten se si e gjithë kjo që po ndodhë që nga arritja e Marrëveshjes së Przhinos nuk mundën të parashikojnë lehtësuesit në procesin e arritjes së saj, aq më shumë që kishin një shans për provimin mes pishman-miratimit në qershor të vitit të kaluar dhe asaj definitive në korrik. Edhe pse sipas standardeve perëndimore indiciet për abuzime të rënda të pushtetit dhe krimit që rezulton nga komunikimi i inqëzuar fshehurazi i paraqitur nga të ashtuquajturat “bomba”, zakonisht do të duhej të çojë në zgjidhjen e menjëhershme gjyqësore dhe politike, kjo në Ballkan nuk është e zakonshme. Dhe kjo duhej t’u jetë e qartë përfaqësuesve perëndimorë në Maqedoni dhe shefave të tyre në Uashington, Bruksel dhe disa kryeqytete europiane. Mendoj se nuk ka vend për për arsyetim për pjesën e tyre të përgjegjësisë për zhvillimin dhe vazhdimin e krizës – sidomos në Maqedoni dhe në mënyrë specifike me grupin e udhëhequr nga Nikolla Gruevski. Përkujtoj: paralajmërim i mjaftueshëm ishte vlerësimi dhe trajtimi i marrëveshjes së marsit nga ana e tij për zbardhjen e ngjarjeve në 24 dhjetorin “e zi” të vitit 2012, si “letër higjienike”?! Problemi themelor i Marrëveshjes së Przhinos është se me ate nuk është krijuar Gjykatë speciale, as nuk është dhënë mbrojtje për dëshmitarët – pikërisht ajo që kërkoi Katica Janeva dhe parlamenti e hodhi poshtë. Dhe këtu nuk ka ikje nga përgjegjësia e lehtësuesve, sepse Brukseli në të ashtuquajturat “raporte të progresit” për eurointegrimet ka kohë ka vënë nën llupë edhe gjendjen në gjyqësorin e Maqedonisë. Rezultati praktik i lëshimeve në Marrëveshjen e Przhinos është se të dyshuarit për abuzime dhe për kriminalitet fituan kohë për të organizuar mbrojtjen dhe për të sabotuar punën e PSP-së, si dhe për të shkatërruar provat. As nuk dua që të mendoj se bëhet fjalë për defekt të kyçur me vetëdije në Marrëveshje, por kjo shkaktoi një efekt të tillë. Riparime shtesë janë gjithmonë më të komplikuara, çmimi është më i lartë. Dhe çmimin nuk e paguan bashkësia ndërkombëtare, por Maqedonia dhe qytetarët e saj.

Jam kurioz se çfarë do të sjellë vizita e komisionerit Hahn në Maqedoni. A do të jetë më në fund i qartë dhe i drejtëpërdrejtë apo përsëri do t’a sqarojnë zëdhënësit e Komisionit të BE-së? A do të takohen Gruevski me të, apo sërisht do të ngatërrohet diku gjatë kthimit nga SHBA, kështu që do të tejjkalohen, siç ndodh zakonisht kur është e parashikueshme se e presin biseda të pakëndshme? Nga përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të “lexohen” edhe zhvillimet e ndodhive gjatë periudhës deri në datën e zgjedhjeve, dhe më pas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu