Fundjavë e zgjatur, kaos dhe tollovi në pikat kufitare. Kjo ka qenë pamja e mëngjesit të sotëm në Bllacë, me kolona kilometërshe, e një situatë të ngjashme ka qenë edhe në “Bogorodicë”.
Sipas pamjeve, bien në sy kolonat e automjeteve që kanë pritur me orë të tëra në pikat kufitare. Tollovi të ngjashme priten edhe të dielën. Një pamje e tillë në pikat kufitare, veçanërisht në Bogorodica, bëhet e rregullt pothuajse çdo fundjavë të zgjatur në vendin tonë.