Fushata zgjedhore zyrtarisht do të fillojë të hënën më 21 nëntor, ndërsa partitë politike po përgaditen për mitingjet e tyre të para, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM-ja si edhe herave tjera mitingun e parë do ta mbajë në Ohër, ndërsa BDI-ja do të fillojë prej Komunës së Likovës.
LSDM-ja fushatën do ta fillojë prej në Prilep, ndërsa koalicioni “OBRM për Maqedoninë” fushatën do ta fillojë të martën për shkak mos të ndeshet me OBRM-PDUKM-në në Ohër.
Partitë dhe koalicionet tjera ende nuk kanë përcaktuar prej ku do të fillojnë fushatën./Telegrafi/