Me sigurim të madh, reprezentacioni i Izraelit mbrëmë arriti në Shkup. Ata janë të ndjekur nga shërbimi i tyre i intelegjencës “Mosad” i cili udhëton me të gjithë sportistët në botë nga arsye të sigurisë, reprezentuesit e Izraelit arritën në aeroportin Aleksandri i Madh, por ashtu si marrim vesh, ata nuk e kanë lëshuar ndërtesën e aeroportit menjëherë, por këtë gjë e kanë bërë pasi që të gjithë udhëtarët kanë dal prej aty.
Masat e fuqishme të sigurisë kanë vazhduar edhe në rrugë për te hoteli “Meriot”, ku janë të vendosur. Burra të mëdhenj me kostum të zinj dhe dëgjimore në vesh gjatë tërë kohës po sillen vërdallë. Futbollistët e Izraelit nuk do ta lëshojnë hotelin, këtë gjë ata do ta bëjnë vetëm për treningun e sotëm dhe për ndeshjen e nesërme e cila nis në orën 20 e 45 min.