Ganiu nënshkroi memorandumin për revitalizimin e Çarshisë

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu, ishte pjesë e nënshkrimit të një memorandum bashkëpunimi për revitalizmin e Çarshisë së Shkupit, së bashku edhe me kreun e Qeverisë, Zoran Zaev, kandidatit të Lidhjes Social Demokrate për Qytetin e Shkupit Petre Shilegov, së bashku edhe me përfaqësues të Esnafit të Çarshisë. Kjo është hera e parë që nënshkruhet një memorandum i tillë bashkëpunimi i këtij niveli, me përfaqësues të kreut të ekzekutivit, pushtetit lokal dhe Esnafit. Memorandumi për zhvillimin e Çarshisë përbëhet nga disa pika ku do të vendoset bashkëpunimi në të ardhmen dhe njëherazi përbën edhe një prej shtyllave kryesore të Kontratës së kandidatit Ganiu për mbrojtjen e vlerave të kësaj zone.

“Këtu sot jemi me kryeministrin, me kryetarin e ardhshëm të Qytetit të Shkupit dhe kjo tregon unifikimin e madh në kërkesat tona, ose në projektet tona”, tha kandidati i BDI-së për Çairin, Visar Ganiu.

Kryeministri Zaev, duke folur për rëndësinë e Çarshisë dhe duke e quajtur shtëpi të esnafëve, tha se nuk është vetëm kujdestar i çmuar i zanateve, por edhe simbol i unitetit, të komunitetit tonë, të së ardhmes tonë të përbashkët.

Përfaqësues të Esnafit vunë në dukje se kjo është hera e parë që së bashku me kreun e ekzekutivit të nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët dhe projekte konkrete të që duhet të realizohen me qëllim zgjidhjen e çështjeve thelbësore për Çarshinë dhe esnafët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu