Përçarjet brenda BDI-së, të ndarë në krahun pro VMRO dhe tjetrin krah pro LSDM, lideri i kësaj partie Ali Ahmeti tenton ti fshehë pas tryezave të përbashkëta. Kështu tha deputeti i Lëvizjes Besa Afrim Gashi në programin 200 në AlsatM. Ai tha se Besa nuk do të futet në këtë mes. “Nëse e keni te mënyra e komunikimit unë jam totalisht kundër që liderët të ulen për ligjet. Ne nuk shkojmë ti kërkojmë llogari Ahmetit, ai e mori dënimin prej popullit. Ata njerëz i përfitojnë këto momente për ta ndalë rënimin e tyre. Ju e shihni ata janë ndarë në dy krah, njëra në VMRO e tjetra me LSDM. Nuk mund të futemi ne në një mes të tillë. Ne mendojmë se me këto veprime e ndihmojmë procesin”. Gashi tha gjithashtu se askush nuk mund ta bind se tryeza e përbashkët mes Ahmetit dhe Selës thirret për ta përmirësuar ligjin, pasi asnjëri prej tyre nuk janë ekspert ligjesh për përdorimin e gjuhës shqipe.