Sekretari i përgjithshëm i Besës Afrim Gashi tha se sulmet që i drejtohen kësaj partie nga BDI-ja dhe aleatët e saj nuk e ndalojnë Besën në rrugëtimin që ka nisur, por vetëm e forcojnë atë. “Ju siguroj që Lëvizja Besa është e palëkundur në qëndrimin e saj. Kot e kanë ata që sulen, sepse nuk zhbëhet kjo rrugë. Është subjekti më autentik që do ta con vendin në rrugë të drejtë me mirëqenie dhe dinjitet”.