Gashi në Bruksel zhvillon takim me zv.sekretarin e NATO-s, Boris Ruge

Në selinë e NATO-s në Bruksel, kreu i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi ka realizuar takim me Boris Ruge, zv. sekretar gjeneral në NATO, me të cilin, siç është shprehur Gashi, kanë pasur një diskutim të frytshëm mbi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Konfirmuam se si anëtare e NATO-s, vendi ynë vazhdon të kontribuojë në mënyrë aktive në operacionet e Aleancës, duke ofruar mbështetje të fuqishme për misionet e saj. Gjithashtu, theksuam përkushtimin tonë të palëkundur për mbështetje të Ukrainës dhe për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, në përgjigje të sfidave globale të sigurisë. U pajtuam që të thellojmë bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s në përballimin e kërcënimeve të përbashkëta dhe në promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë”, është shprehur Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu