Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi gjatë vizitës së tij në Tiranë është takuar me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.
“🇲🇰🇦🇱Kisha nderin të takohem me Presidentin e Shqipërisë, z. Bajram Begaj, gjatë vizitës sime në Tiranë. Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe lidhjen e fortë mes popujve tanë.
Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen e ndërsjelltë drejt arritjes së objektivave stategjike për integrim në BE.
Me këtë rast, i urova personalisht për suksesin e Shqipërisë për hapjen e grupit të parë të kapitujve në bisedimet me BE dhe theksova se Maqedonia e Veriut mbetet e vendosur dhe e përkushtuar për të tjekaluar pengesat për hapjen substanciale të kapitujve për integrim në BE. U pajtuam që bashkëpunimi me Shqipërinë dhe vendet e rajonit është vendimtar për të avancuar në këtë proces”, ka shkruar Gashi.