Gashi: Negociojmë për çështje parimesh

Pas takimit të mbajtur sot mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ne BESA tha se këto negociata do të jenë për punë të parimeve, shkruan SHENJA.

“Ne do të insistojmë shumë që të merremi vesh. Për neve është gjëja më e rëndësishme se me çfarë parime do të funksionon Qeveria e ardhme”, tha Gashi, duke shtuar se resoret nuk kanë qenë temë e bisedimeve.

“Disa parime janë publike, por për detajet do të flasim herë tjetër, do ti publikojmë. Nuk punojmë me kushte, me rëndësi është të flasim për principet”, tha gjithashtu sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA.

Gashi theksoi se janë të përkushtuar për punën e implementimit të parimeve, “të merremi vesh me çfarë parime do të mund të funksionojë Qeveria e ardhme dhe ky është angazhimi ynë I tashëm”. Gashi gjithashtu tha se rrjedha e procesit në të ardhmen do të varet nga të gjitha palët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu